Skënderbeu mund Lushnjën, dhunë në Ballsh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skënderbeu vijon i qetë rrugën drejt titullit të 4 kampion radhazi në superligën shqiptare. Në sfidën e javës së 24, korçaret mundën 2 me 4 me lehtësi në transfertë Lushnjën e cila është e destinuar të zbresë një kategori më poshtë. Në Roza Haxhiu, miqtë shkuan deri në avantazhin 0 me 3 falë golave të Lilaj, Pejic dhe Ribaj ndërsa për Lushnjën shkurtoi Fonseka pasi Canka kishte humbur një 11-metërsh. Në pjesën e dytë vendasit shkurtuan diferencat në 2 me 3 pas golit të Sules, por një tjetër gol i Pejic i dha qetësinë e duhur Skënderbeut që me këtë 3 pikesh ngjitet në 51 pikë, 11 më shumë sesa Laçi i vendit të dytë. Kurbinasit u ndalen në një barazim 0 me 0 në transfertë me Bylisin në një ndeshje me shumë tension ku pas përfundimit të 90 minutave në dhomat e zhveshjes është goditur nga presidenti ballshiot edhe delegati i FSHF-së Besnik Çela. Shefi i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit mori plagë në kokë dhe u detyrua të marrë mjekim në spitalin e Fierit.

Share This Video


Download

  
Report form