http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo rritje të çmimit të biletës dhe garantim të lëvizjes nderqytetase me 5600 autobusë dhe 25 mijë punonjës. Me këto dy premtime Shoqata e Transportit Interurban ka marrë kështu në dorë situatën e qarkullimit në çdo qytet të vendit. Drejtuesit e saj i kanë kërkuar qeverisë të mos tërhiqet nga vendimi për të respektuar ligjin për taksitë 8+1, pasi në rast të kundërt përgjigja e drejtuesve të autobusëve do të jetë antiprotesta. Në mbështetje të drejtuesve të autobusëve ka dalë edhe shoqata e taksive 4+1. Me tone të ashpra drejtuesit e saj kanë akuzuar qeverinë pasardhëse se lejoi informalitetin në vend, duke favorizuar lëvizjet e taksive 8+1. Për një qarkullim më të mirë, shoqatat kërkuan përcaktime të terminaleve të pasagjerëve, ndërsa paralajmëruan një tubim paqësor të hënën në mesdite, në mbështetje të vendimit të qeverise për furgonat. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë zërat se protesta e një dite më parë e drejtuesve të furgonave ka qene e nxitur politikisht. Por drejtuesit e Shoqatës së Transportit Interurban kanë shkuar përtej kësaj akuze, duke pohuar se edhe vetë lejimi i lëvizjes së furgoneve në këto vite ka qëne i mbështetur politikisht.