http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë kaluar plot 70 vjet, por personazhe si prefekti që zgjidhen për t'i shërbyer popullit kur në fakt i shërbejnë vetës, është po kaq aktuale! Është fjala për komedinë "Nusja në thes", një vepër e krijuar nga Hekuran Zhiti në vitet e largëta 1944-1945. Por, ajo çka e bën fatale pjesën për kohen kur u krijua, është se ndërkohë që ajo luhej në Berat, pak metra larg teatrit, Hekuran Zhiti arrestohet, pikërisht për këtë vepër. Shkrimtari, Visar Zhiti, i biri i autorit, tregon se si vepra u ruajt nga ai në formën e dorëshkrimit për t'u ringjallur sot nga Teatri i Metropolit. Elma Doresi, regjisorja e veprës ka vendosur që edhe në këtë shfaqje të përdorë simbolin, ashtu siç ka bërë edhe me shumë pjesë të tjera. "Nusja..." e Zhitit vjen me një thes të stërmadh, element ky që e gjen kudo në skenografi. Vepra shqiptare, që e ka premierën këtë fundjave në Teatrin e Kryeqytetit nuk do të jetë e vetmja pjesë vendase pasi kalendari artistik i këtij viti, është përqendruar kryesisht tek dramaturgjia jonë.