Objektet e Adem Jasharit, pas 6 vjetësh në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U sollën në Tiranë në 2007-n, por edhe pse të restauruara në harkun kohor të një viti, këto objekte do t'i kthehen Kosovës pas 6 vjetësh! Është fjala për veshje të ndryshme të familjes Jashari, rreth 120, të cilat janë mbledhur në Prekaz menjëherë pas luftës. Ato ishin parashikuar të vendoseshin në muzeun e Adem Jasharit, por projekti i pa realizuar do t'i çojë tashmë ato në muzeun e Prishtinës. Por, ndryshe nga çfarë mund të mendohet nuk është e qartë se cilit anëtar të familjes i përkiste kjo bluze, ky flamur apo kjo veshje! Frederik Stamati, i cili është marre me restaurimin e objekteve, tregon pse identifikimi është i vështirë! Simbol i pavarësisë së Kosovës, Adem Jashari konsiderohet arkitekti kryesor i Ushtrisë Çlirimtare. Objektet e familje se t'i shkojnë kështu në Prishtine, në 6-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Share This Video


Download

  
Report form