http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria numëronte para vitit 2005 rreth 360 invalidë pune më shumë në një vit. Pas 2005-s e deri sot rritja vjetore e kësaj kategorie shkon në 4500. Nëse do t'i referoheshim shifrave të aksidenteve të punës, ato janë vetëm në ulje dhe të papërfillshme as 100 në një vit dhe jo të gjitha me pasojë paaftësi në punë. Por drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore na sqarojnë se rritja drastike e numrit të invalidëve të punës ka ardhur pas ndryshimit të ligjit 8 vite më parë. Të jesh invalid pune, nuk është e nevojshme të jesh në marrëdhënie pune në momentin kur ndodh problemi shëndetësor. Mjafton që të kesh qenë i siguruar qoftë edhe një vit. Por a ka vend për abuzime në marrjen e paaftësisë së punës? Një invalid pune mund të marrë pension të pjesshëm ose të plotë dhe ai është në shifrat e pensioneve minimale dhe maksimale nga 13 mijë deri në 24 mijë lekë të rinj.