Reforma për trashëgiminë kulturore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durrësi, Berati, Shkodra, Vlora, Gjirokastra dhe Korça janë qarqet me përqendrimin më të madh të trashëgimisë tonë kulturore! Kjo është arsyeja pse ministria e Kulturës ka shkrire numrin e drejtorive rajonale të kulturës kombëtare, duke e reduktuar numrin e tyre nga 9 në 6. E thënë ndryshe, kryeqyteti tashmë nuk ka më një drejtori rajonale, pasi fondet do të shkojnë aty ku ka më shumë monumente dhe kjo sipas Zhuljeta Harasanit është faza e parë e reformës në trashëgimi. Në fakt, drejtoritë rajonale janë kritikuar ndër vite për mosefikasitetin e tyre në raport me monumentet, ndërkohë që vetë ata janë ankuar për mungesë specialistesh. Kur në fillim të vitit 2013 u dëmtuan afresket e Onufrit në Kishën e Valshit në Elbasan, u desh që specialistët të shkonin nga drejtoria Rajonale e Tiranës për shkak se ky qark nuk kishte specialistet e tij, çka me riorganizmin e ri pritet të ndryshoje.

Share This Video


Download

  
Report form