http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin e Vetingut shtohet presioni i ndërkombëtareve per te avancuar përpara me zbatimin e reformës ne drejtesi. Sekretari sekretarit i ministrinë se Bashkëpunimit Ekonomik të Gjemanisë Hans Fuchte i eshte bashkuar apelit dhe ka theksuar rendesine e reformës per integrimin e vendit. Hans Joachim Fuchte: Sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë në mënyrën më të pavarur të mundshme dhe ajo që ne dëshirojmë është që nëse për këtë do të bëhet gjithçka që është e mundur, atëherë kjo është rruga e duhur. Zyrtari gjerman e sheh zbatimin e reformës te lidhur ngushte investimet dhe ekonominë.Hans Joachim Fuchte: Ne jemi të interesuar që reforma në Shqipëri të ecë përpara sepse ajo garanton një të ardhme më të mirë. Kjo do të ishte një bazë shumë e mirë për rritjen e mëtejshme të interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë, në mënyrë që ata të vijnë e investojnë në mënyrën më afatgjatë në Shqipëri.Deklaratat u bene gjatë përurimit të ujësjellësit të Lushnjës ku merrnin pjese përfaqësues te delegacionit te Bashkimit Europian dhe Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj.