http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një stadium i gjithi nga e para do të jetë Stadiumi Ruzhdi Bizhuta, për të plotësuar kriteret që kërkon UEFA për takime ndërkombëtare. Një përfaqësi e qeverisë europiane të futbollit ka inspektuar sot gjendjen aktuale të stadiumit të Elbasanit, kushtet që afron ky kompleks ndërsa është parë edhe projekti që do të zbatohet për shndërrimin e tij në një fushë dhe mjedise të standardeve ndërkombëtare. Përgjegjësi i FSHF për këtë projekt, Artin Kovaçi, thotë se stadium do të jetë gati për të pritur ndeshje dhe tifozerinë kuqezi brenda pak muajve. Federata Shqiptare e Futbollit ka akorduar rreth 1.3 milionë euro për këtë projekt, ndërsa rikonstruksioni i stadiumit do të bëhet nën monitorimin e rreptë të UEFA-s. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 12.400 vendesh, mbi 400 vende në tribunën VIP, si dhe 100 vende për gazetarët. Fusha do të ketë një tapet të ri me standarde bashkohore dhe në ambientet e reja do të ketë edhe një sallë konferencash dhe ambiente moderne akomodimi për lojtarët dhe stafet e ekipeve. Stadiumi I ri I Elbasanit do të presë takimet e kombëtares sonë dhe disa ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Europës deri në ndërtimin e ri të stadiumit kombëtar në Tiranë