http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidatura e Ardian Ndrecës si ambasador në Vatikan është shoqëruar me debate në komisionin e Jashtëm. Opozita i ka kujtuar kandidatit shkrimet kundër presidentit Nishani, të cilin zoti Ndreca e ka cilësuar "nji kamerier lepe-peqe i familjes Berisha". Por edhe pse emërimi përfundimtar i Ardian Ndrecës në Vatikan varet nga firma e Nishanit, vetë Ndreca u ka qëndruar kritikave ndaj kreut të shtetit. Edhe gegërishtja e përdorur nga Ndreca, nuk ka kaluar pa komente në komisionin e Jashtëm. Serish opozita ka ngritur shqetësimin e kandidaturave politike në dem të diplomatëve të karrierës. Komisioni miratoi pa debat kandidaturën e Qemal Mixhozit si ambasador në Kosovë, dhe Petrit Bushatit në Maqedoni.