http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thotë se më tepër se e fyer apo e kërcënuar nga deputeti Mark Frroku, ndjehet e shqetësuar për mungesën e reagimit nga drejtuesit e koalicionit mazhoritar, Rama e Meta. E ftuar në emisionin e mëngjesit "7 pa 5" në Vizion Plus, zonja Topalli deklaron se në Kuvend janë mandatuar deputetë me një të kaluar të errët. Deputetja demokrate ngre akuza të forta për inkriminim të pjesëve të caktuara të qeverisë dhe Policisë me krimin. Si dhe rikujton votën për shkarkimin e ish-prokurorit Sollaku, sot në mbrojtje të Ilir Karçinit, i arrestuar si porositës për vrasjen e një biznesmeni. Duke analizuar shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet e fundit, Topalli pranon se në mandatin e dytë pati gabime, ndërsa burokracia preku disa segmente të qeverisjes. Megjithatë ajo nuk justifikon dot 3-fishimin e votave të LSI-së, që ishte në koalicion me PD.