Mirela Kumbaro, intervistë në TV5 Monde - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria bart vlera, histori dhe kulture europiane ndaj dhe synon të bëhet pjesë fizike e BE-së. Ky ka qene mesazhi që Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro ka dhëne gjatë një interviste për emisionin "I ftuari" ne TV5 Monde. Zonja Kumbaro tha se urat lidhëse ekzistojnë, dhe s'duhet të kemi frikë për t'i shfrytëzuar ato. "Ne kemi një objektiv: të integrohemi në këtë familje evropiane, dhe për të arritur  këtë ka disa etapa, natyrisht ka disa detyra që i kemi marrë përsipër t'i plotësojmë. Ajo qe duhet theksuar është se ne kemi kultura të përbashkëta, origjina të përbashkëta. Në Shqipëri mund të gjeni të gjitha gjurmët që ju do gjeni në Evropë, duke filluar që nga antikiteti, kultura fetare, shoqërore madje dhe kultura moderne. Unë mendoj se nuk janë kulturat e përbashkëta që mungojnë, por janë urat e njohjes të njeri tjetrit që nuk i dimë". E pyetur për skepticizmin që ekziston lidhur me zgjerimin e BE-së, dyshim ky i shtuar nga kriza ekonomike, Kumbaro tha se vendin që mbulon aktualisht frika dhe në institucionet europiane, duhet ta zëvendësojë kultura, që lë gjurme afatgjata. "Ka një vend në skenën botërore dhe evropiane që duhet mbushur. Ai nuk duhet t'u lihet frikërave, atë duhet ta zërë kultura, sepse vetëm kultura prodhon vlera afatgjata. Së dyti ekonomia, politika, administrata kanë gjithmonë kufizime e nëse ka diçka që nuk ka kufij ajo është kultura. Vetëm atje vlerat, njerëzit, idetë mund të qarkullojnë lirisht dhe unë besoj fort që kjo mund të luajë një rol tepër te rëndësishëm. Dua t'jua tregoj francezëve dhe evropianëve se shqiptarët besojnë shumë në këtë, përndryshe unë nuk do të isha këtu". Në këtë intervistë Ministrja e Kulturës theksoi se shqiptaret po luftojnë kundër klisheve të mediave të huaja të krijuara gjatë këtyre 20 vjetëve, që e lidhin Shqipërinë me mafien. Ajo tha se tashmë kanë kaluar dy dekada dhe në Shqipëri ka një ndryshim të dukshëm në të gjitha pikëpamjet.

Share This Video


Download

  
Report form