http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sheshi ?Nene Tereza? nuk është e vetmja pike e kryeqytetit qe po i nënshtrohet restaurimit me rastin e ardhjes ne Tirane te Papa Franceskut. Mirela Kumbaro, ministre e kulturës si dhe drejtuese e komisionit shtetëror qe po merret me organizimin e pritjes ka dhëne te tjera detaje lidhur me ketë vizite historike. Pallati i Kongreseve do te shndërrohet ne qendrën e medias, pasi aty pritet te akreditohen mbi 1 mije gazetare shqiptare e te huaj. Ndërsa, Muzeu Historik Kombëtar do te jete vendi i takimeve te tjera te axhendes se Atit te Shenjte. Si ambientet e brendshme te Muzeut Kombëtar por edhe ato te Pallatit te Kongreseve i janë nënshtruar tashme ndërhyrjes, madje edhe pastrimit te fasadave. Ndërkohe punimet vijojnë edhe ne sheshin Nene Tereza, vendin ku do te mbahet ne 21 Shtator mesha solemne.