Problemet me konkurrencën, dilema qëndron te pavarësia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilla që vjen nga zyrtaret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të patur më shumë konkurrence në treg është që autoriteti të ketë jo vetëm pavarësi nga politika, por edhe nga biznesi. Drejtori i Konkurrencës në OKB për tregtinë ndërkombëtare Hasan Kakaja në një intervistë për Vizion Plus thotë se Agjencitë e Konkurrencës që janë kryesisht të reja kanë nevojë edhe për staf të kualifikuar që të evidentojnë problemet e tregut. Sa i përket mbrojtës e konsumatorit, zoti Kakaja thotë se disa vende i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet që lindin ndaj konsumatorëve, nëpërmjet gjykatave të vogla të cilat japin vendime të shpjeta ndaj situatave që evidentohen. Pak ditë më parë një raport ndërkombëtar e rendiste Shqipërinë si një nga rreth 190 vendet me kosto të lartë jetese. Sipas ekspertëve ky fakt vjen si pasojë e mungesës së konkurrencës në treg. Ky fakt ka bërë që çmimet të janë gati njësoj në shume produkte dhe shërbime.

Share This Video


Download

  
Report form