Vlorë, degradon nga lagështia Arkiva e shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto nuk janë pamje të magazinave të vjetra të ndërmarrjeve të kohës së komunizmit, por të gjendjes aktuale të Arkivës së shtetit në Vlorë. Dokumente që ruhen këtu që prej vitit 1945 janë të hedhura përtokë pa asnjë kujdes ndërsa lagështia thuajse i ka bërë të pavlefshme shumë prej tyre. Në këto ambiente nuk ka as rafte, as sistem ngrohës apo ftohës ndërkohë që në këtë institucion nuk ka kompjuter as në zyrën e drejtorit. Në këtë arkiv ruhen dokumente shtetërore deri në vitin 2003 ndërkohë që, sipas drejtorit të Arkivit, Auron Rrokaj, pas këtij viti asnjë institucion nuk ka zbatuar ligjin për të dorëzuar dokumentet arkivorë të përpunuar.

Share This Video


Download

  
Report form