Biznes me doktoraturën, synojnë shkencën për përfitime financiare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe shkolla e Doktoraturës po kthehet në biznes. Një kandidat që hyn për doktoraturën, kundrejt tarifës 300 mijë lekë të rinj, nuk mbetet kurrë, përkundrazi del nga shkolla me titullin "Doktor Shkencash". Nëse punon në administrate, ky titull i siguron 20 mijë lekë të rinj mbi pagë çdo muaj. Por a ka ardhur koha qe t'i jepet fund masivizimit në ketë cikël të veçante studimi? Kur nga Universitete dalin çdo vit 1500 Doktorë Shkencash, pedagogia  e Fakultetit te Histori- Filologjisë Floresha Dado sheh domosdoshmëri rishikimin e standardeve. Për bumin e madh te doktoraturave, kreu i Universitetit te Tiranës fajëson stafin e pedagogeve dhe institucionet e arsimit të lartë që sipas Dhori Kules nuk kanë të njëjtat standarde. Vetëm ne fushën e gjuhësisë marrin diplomën e doktoraturës 20 persona në vit. Akademike Gjovalin Shkurtaj shprehet kritik veçanërisht ndaj Universiteteve që për të rritur financat po dëmtojnë arsimin dhe shkencën. Nëse vazhdohet me këto standarde, edhe vete profesorëve u rrezikohet vendi i punës pasi abuzimet mund të prekin dhe nivelet më të larta të gradave shkencore.

Share This Video


Download

  
Report form