http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo, merr urimin për shërim të shpejtë nga qytetarët fierake. Sëmundja e saj e rëndë, ka mbledhur dhjetëra intelektuale të qytetit Fier në një takim për nisjen e një fushate sensibilizuese për të kontribuar në të holla në shërimin e aktores së madhe të skenës dhe filmit shqiptar. Deputetet e zonës, Majlinda Bufi dhe Adelina Rista, iniciatore të këtij aktiviteti, i kanë bërë thirrje komunitetit të ndihmojnë bashkëqytetaren e tyre, me të cilën është personifikuar dhe njohur arti fierak, në shkallë kombëtare dhe më gjerë. Ndërkohë që qytetarë të ndryshëm, janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë dhe ndihmojnë artisten Rondo. Për gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë për shërimin e aktores Rondo, është hapur dhe numri i llogarisë në BKT526384171. Aktorja Hajrie Rondo numëron më shumë se 120 role në teatër dhe film. Një nga rolet më të spikatur të aktores është ai i Tanës, mamasë së Gjinos, në filmin "Përrallë nga e Kaluara", etj .