Bushati: Toponimet, jemi në negociata - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi se Tirana zyrtare është duke negociuar me palën greke për zgjidhjen përfundimtare të problemit me toponimet në pasaportat e fëmijëve shqiptarë, të lindur në shtetin helen. I ftuar në emisionin "7 pa 5" në Vizion Plus, zoti Bushati tha se një ndër modelet që po ndiqet për të zgjidhur çështjen, është ai i negocimit për një çështje të ngjashme mes Turqisë e Greqisë. Kryediplomati shqiptar tha se megjithë përfoljen nga zëra mediatikë, nuk ka asnjë ngërç në marrëdhëniet me institucionin e Presidentit, për emërimin e ambasadorëve. Ministri i Jashtëm tha gjithashtu se fondi i akorduar për Luginën e Preshevës, nuk e ka vlerën tek shuma, pasi ishte një gjest simbolik që dëshmon interesin e Shqipërisë dhe Kosovës për këtë zonë të banuar nga shqiptarë.

Share This Video


Download

  
Report form