Mbahet mbledhja e përbashkët, Shqipëri-Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarëve u janë dashur 135 vjet që të bashkohen serish në qytetin e Prizrenit. Në një realitet të ri politik me Kosovën e pavarur dhe Shqipërinë anëtare të NATO-s, Prizreni është bërë serish kryeqendra e shqiptareve. Në orën 11:00, dy qeveritë shqiptare janë ulur së bashku për të çelur një rrugë të re bashkëpunimi. Por të dy liderët shqiptare janë kujdesur të mos përdorin tone nacionaliste dhe të theksojnë, se kufijtë nuk ndryshojnë. Pas fjalës së mbajtur të dy kryeministrave, takimi ka vijuar me dyer të mbyllura. Sikurse është bërë me dije më herët, teme diskutimesh janë lehtësimi i procedurave tregtare, çështjet e transportit, infrastrukturës dhe integrimit. Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive në Prizren, që është zgjedhur si qytet për simbolikën e themelimit të idesë për krijimin e një shteti shqiptar, do të mbyllet me një konferencë të përbashkët të dy kryeministrave.

Share This Video


Download

  
Report form