http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përhapjes së lajmit se familjet shqiptarë janë marrë peng nga ushtria e lirë që pasoi sulmet në provincën Ildib në Siri, ku u vranë dhe 34 luftëtarë të huaj, ka ardhur përgënjeshtrimi nga luftëtarët shqiptar atje. Përmes një video të publikuar në "You Tube" ata thonë se bashkatdhetarët e tyre në Siri janë shëndoshë e mirë. Shqiptari që flet në këtë video duket nën presion, dhe mendohet se mund të jetë dhe një peng. Kjo për shkak se ai mohon që të këtë një përplasje mes grupeve rebele. Mes 34 ushtarëve të vrarë në provincën Ildib, besohet se mund të ketë luftëtarë shqiptar. Sulmi atje nga rebelet erdhi për të spastruar kryengritjen nga eksponentë të Al Kaedes. Në Siri, krahas luftës me mbështetësit e presidentit Bashar al-Assad ka dhe një luftë mes tre grupeve në radhët e rebeleve. Xhabal al-Zaviya është forca më e madhe kryengritëse që ka orientim demokratik dhe që lufton kundër presidentit Asad. Këta të fundit njihen ndryshe si ushtria e lirë. Ndërkohe ekzistojnë dhe dy grupe të tjera më të vogla, Al Nusra dhe Isil. Këto të fundit, pjesë e të cilave janë dhe shqiptarët, kanë lidhje me organizatën terroriste Al Kaeda.