http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kështu konceptohet festa kudo në Shqipëri... me fëmijë të moshave të ndryshme që ndezin lëndë plasëse ku të mundin...Zhurma të tilla kapsollesh të ndezura nga fëmijët gjatë periudhës së fundivitit shpesh herë nuk kalojnë pa pasoja. Por prishja e qetësisë publike nuk është i vetmi shqetësim që shkaktojnë lëndët plasëse dhe fishekzjarrët gjatë ditëve të fundit të vitit. Rreziku është i lartë për fëmijët që i përdorin këto materiale ndezëse duke dëmtuar gishtat, duart apo sytë. Për vet moshën fëmijët janë të papërgjegjshëm për përdorimin e kapsollave dëmtuese, por akoma më të papërgjegjshëm janë shitësit e këtyre produkteve. Fishekzjarret apo lëndët e tjera plasëse shiten kudo pa kurrfarë kriteri. Kryetari i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve ngre shqetësimin për paligjshmërinë e tregut të rrugës. Sipas z. Cana ligji parashikon ndalimin e lëndëve plasëse tek fëmijët nën moshën 14 vjeç. Sipas Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve çdo fundvit raportohen mbi 40 raste të dëmtimeve nga ndezja në mënyrë ta pakujdesshme e fishekzjarrëve, kryesisht natën e ndërrimit të viteve.