http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lindja e Krishtit është një ditë shprese për mbarë besimtarët e krishterë dhe pavarësisht profesionit të gjithë sot i kthejnë sytë nga zoti. Edhe për politikanët në Shqipëri, Krishtlindjet kanë një domethënie përtej protokollit zyrtar të vizitave në selitë e shenjta. Genc Pollo, ish-ministër, deputet i partisë Demokratike ka mbërritur në mesditë në kishën ortodokse së bashku me vajzat e tij. Vizita në kishë me familjen është ritual i çdo Krishtlindje apo dhe festive të tjera të kalendarit ortodoks. Si një katolik i mirë edhe kryetari i partisë Kristian Demokratë, Mark Frroku, ka marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve në katedralen e Shën Palit. Krerët e shtetit dhe politikanët kanë përcjellë urimet tradicionale për Krishtlindje në kishën ortodokse dhe në atë katolike. Në këtë ditë feste duket se debati i ashpër për buxhetin është lënë pas dhe figura të maxhorancës e të opozitës i kanë dhënë dorën njeri-tjetrit duke bërë edhe urimet për festat.