Shpenzimet në buxhetin e vitit 2014 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse më i madhi në historinë e Shqipërisë, buxheti i vitit 2014-të ka shpenzimet më të ulëta për investime publike. Ky shqetësim është ngritur nga opozita në komisionin e Ekonomisë. Çështja më e debatuar ka qenë, se si do të stimulohet rritja ekonomike nëse nuk ka investime në infrastrukturë. Struktura e buxhetit të ardhshëm mban shpenzimet më të mëdha të shtetit për shlyerjen e interesave të borxhit. Pra, në 20-14-ën nga 95 mld leke që do të merren borxh, gjysma do të shkojë vetëm për të shlyer interesat e borxhit që ka Shqipëria. Por çështja që ngrihet është se sa do të arrijmë t'i paguajmë këto interesa kur shumica e shpenzimeve shkojnë për paga personeli, ndihmë ekonomike dhe përmirësim të shërbimeve institucionale? Nëse krahasohet me një vit më parë, këto zëra të buxhetit janë rritur 8 miliard lekë. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, i bëri thirrje qeverisë që të shohë edhe njëherë orientimin që ka bërë sa i përket disa shpenzimeve të cilat nuk janë të domosdoshme. "Nuk e kuptoj si do të prodhoni rritje ekonomike që më pas të shlyeni edhe interesat e borxhit kur të gjitha shpenzimet i keni për institucione, ndihmë ekonomike. Nuk po rrisni as pagat kur do të ketë rritje inflacioni... Buxheti më i vogël që është dhënë ndonjëherë për investime publike." Fakti që investimet publike do të jenë më të ulëtat të paktën për tetë vitet e fundit, e ka pranuar edhe ministri i Transporteve,  Edmond Haxhinasto. Ndryshe nga të djathtët qeveria e re ka shtuar fondet për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë, por pavarësisht përmirësimit të këtyre shpenzimeve ajo që mbetet për tu parë është se sa potencial do t'i sjellin ekonomisë këto sektorë, kur një pjesë e të cilave janë para të marra borxh.

Share This Video


Download

  
Report form