http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti Sherefedin Shehu e vlerëson projektligjin e qeverise për shkurtim te shpenzimeve si një nisme qe ka dy ane medalje. Se pari, tendeca per kursim është pozitive, por nga ana tjetër vihet ne pikëpyetje përfaqësimi me më shume dinjitet i deputetit. Sipas tij, një here ne jave çdo deputet shkon ne zonën e tij zgjedhore me makine private ndërsa nuk ka një zyre te mirëfillte për takimin me elektoratin e tij. Nga ana tjetër edhe ne kryesine e Kuvendit, deputetet rrinë me shume se tre veta ne zyre, çka sipas Shehut e bën këtë situate aspak te favorshme për te pritur njerëzit e interesuar. Aktualisht nje deputet përveç rrogës ka edhe disa përfitime te tjera. Përveç kuotës telefonike mujore, një here ne jave i paguhet një shume prej 5 mije lekësh diete dhe 3 mije leke për fjetje. Ndërsa me projektligjin e ri, i cili shkurtoi bonuset për transport, një deputet nuk do te marre me shume se 40 mije leke ne muaj.