Biznesi: Jo paketës fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në momentin që qeveria miratoi buxhetin dhe paketën fiskale, bizneset shqiptare dhe ato të huaja të mbledhura bashkë e kanë kundërshtuar këtë paketë. Ata thonë se nuk janë prezantuar me nismat dhe nuk kanë patur kohë që të jepnin opinionin e tyre lidhur me ndryshimet fiskale.Në katër vitet e fundit vetëm qeveria Berisha bëri 76 ndërhyrje ligjore në sistemin tatimor, ndryshime të tjera po bëhen edhe nga kabineti Rama. Investitorët e huaj shprehen të pasigurte me qëndrueshmërinë fiskale të Shqipërisë.Në një konferencë të përbashkët Dhoma Amerikane e Tregtisë, ajo Shqiptare dhe Angleze thanë se Shqipëria është një nga vendet e Europës që ka riskun më të lartë të të bërit biznes. Dhe kjo jo vetëm për shkak të korrupsionit, por dhe për sigurinë që të jep ligji. Siç dhe rasti kur pas 8 vitesh, vendi ynë po rikthen taksën progresive.Sipas sipërmarrësve përpara se qeveria të bëjë rritjen e taksave, duhet të ketë një sistem më të mirë administrimi tatimor. Për investitorët amerikanë një taksë e padukshme në Shqipëri është edhe shpenzimi i kohës."Në këto vite që është aplikuar taksa e sheshtë, Shqipëria ka patur investime të huaja si kurrë më parë. Qeveria do të që të luftojë informalitetin, por çelësi për ta luftuar atë është taksa e sheshtë."Taksë e sheshtë apo taksë progresive? Në fakt se kush nga këto të dyja do të rezultojë më e suksesshme, kjo mbetet për tu parë në fund të 2014-ës. Por tashmë dy sfidat e qeverisë janë: mbledhja e të ardhurave dhe thithja e sa më shumë bizneseve nga jashtë.

Share This Video


Download

  
Report form