Eksploziv makines pranë Kryeministrisë. - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mësohet se prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, ka udhëtuar sot në mëngjes nga Vlora drejt kryeqytetit pasi ka pasur një takim në Kryeministri me shefin e antikorrupsionit. Kur ka mbërritur pranë godinës së qeverisë ai ka ndaluar në një kafe ndërkohë që shoferi ka tentuar të parkoje makinën në ambientet e kryeministrisë pasi nuk ka gjetur vend të lirë në Bulevard. Ky ka qene edhe momenti kur forcat e gardës gjatë kontrollit rutine kanë zbuluar sasinë e tritolit, të vendosur në pjesën e poshtme të makinës. Për 90 minuta e gjithë zona para Kryeministrisë në Bulevard, është rrethuar deri sa është neutralizuar lënda shpërthyese nga njësia anti-eksploziv. Sipas specialisteve bomba artizanale ishte e përgatitur me 200 gramë eksploziv të llojit C4, dy kapsolla detonatorë si dhe një telefon, përmes të cilit do të kryhej shpërthimi. Nga hetimet e para është mësuar se karta e telefonit figuron anonime, pra është e paregjistruar. Ekspertet thonë se nëse do te ishte kryer shpërthimi i paramenduar, atëherë ai do të dëmtonte objektet dhe njerëzit në një rreze deri ne 100 metra, pra përfshirë edhe zyrat e Kryeministrisë. Por ndërhyrja në kohë e specialisteve ka bërë që kapsollat të ndaheshin nga eksplozivi C4 dhe shpërthimi i kontrolluar të mos kishte asnjë pasojë. Me hetimin e ngjarjes po merren dy Prokurorë të krimeve të renda. Në mesdite, është marre në pyetje prefekti Besnik Dervishi i cili sipas burimeve ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë person, ndërsa ka shpjeguar dhe gjithë lëvizjet e tij gjate ditës. Pas dëshmisë, zoti Dervishi dhe familja e tij janë marre në mbrojtje nga policia derisa të sqarohen të gjitha rrethanat.

Share This Video


Download

  
Report form