http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 kg lëndë narkotike mariuhane e ndarë në 14 pako eshte kapur nga policia në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës. Droga ishte fshehur në brendësi të serbatorit të një makine dhe kishte si destinacion përfundimtar Greqinë. Policia arrestoi 39-vjeçarin nga Korça, Mikel Kita si transportues i ngarkesës. Pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij Volswagen Golf, policia zbuloi të fshehura 14 pakot e kanabisit, te mbështjella me qese dhe me letër natriban.Ndërkohe uniformat blu vazhdojnë punën për asgjësimin e bimëve narkotike. Lezha është një nga vendet ku rastet e kultivimit te drogës kanë të shpeshta. Gjatë operacionit te koduar me emrin ?Kashnjeti i pastër? u asgjësuan 145 rrënjë bime kanabis, të cilat ishin mbjellë në 3 parcela. Në momentin e ndërhyrjes, u konstatua një person, i cili duke përfituar nga terreni i vështirë, mundi të largohet. Në vendngjarje u sekuestruan 2 armë automatike, 3 karikatorë me 90 fishekë, një aparat celular si dhe materiale të tjera. Në Elbasan u zbuluan mbi 1700 bimë narkotike në një zonë pyjore pranë fshatit Banjë. Droga ishte e mbjellë në disa parcela dhe kishte arritur një lartësi deri në 280 centimetra. Në Pogradec, policia ka sekuestruar 14 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Mbi 1017 bimë narkotike, të kultivuara në 2 parcela, të cilat u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë dy kultivuesit dhe poseduesit e tyre. në pranga kanë rënë Xhevdet Mollaj, 50 vjeç dhe Aleks Fetau, 26 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar, në vendin e quajtur ?Uji i ftohtë? në Pogradec, në dy parcela, janë gjetur dhe sekuestruar 1017 rrënjë, bimë të dyshuar narkotike kanabis sativa si dhe një sasi prej 14 kg e 230 gram, bimë kanabis sativa në gjendje të thatë.