Raporti i TI: Korrupsioni, rënie në perceptimin e përgjithshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria pëson rënie në renditjen botërore të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013. Krahasuar me renditjen e një viti më parë, vendi ynë ka rënë me dy shkallë në renditje, është tashme i 116-ti ndër 177 shtete të listuara duke marrë 31 pikë, dy më pak se viti paraardhës. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2013 i "Transparency International" ngre shqetësimin se abuzimi me pushtetin, aferat e fshehta korruptive dhe ryshfeti vijojnë të shkatërrojnë shoqëritë në mbarë botën. Më shumë se dy të tretat e 177-të vendeve në indeksin e vitit 2013 shënojnë nën 50 pikë, në një shkallë vlerësimi nga 0 (perceptuar si shumë të korruptuara) në 100 (perceptuar si shumë të pastra). Sipas Huguette Labelle, Drejtore e Bordit të "Transparency International", Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2013 tregon se të gjithë vendet e botës përballen me rrezikun e korrupsionit në çdo nivel të qeverisjes, që nga lëshimi i licencave vendore e deri në zbatimin efektiv të ligjeve". Në rajonin e Evropës Jug-Lindore, pikët më të larta në indeks i shënojnë Turqia, Gjeorgjia e Sllovakia e ndërsa për performancën më të dobët në rajon vlerësohen dy shtetet shqiptare. Shteti i Kosovës përparon edhe këtë vit disa vende në klasifikim më lart se Shqipëria (5 vende), e cila renditet kështu vendi i fundit në rajon, në radhë me Nepalin e Vietnamin. Korrupsioni në sektorin publik mbetet një nga sfidat më të mëdha të qeverisjes, veçanërisht në sektorë të tillë si partitë politike, policia dhe sistemi gjyqësor. Vetëm pak ditë më parë opinioni publik u përball në media me një rast flagrant korrupsioni ku përfshiheshin aktore të sistemit të drejtësisë deri te kryetari i gjykate së Lartë, por që u mohua kategorikisht nga ky i fundit.

Share This Video


Download

  
Report form