http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka kaluar me shume se nje vit e gjysme nga deklarata e bujshme e Prokurorit Adriatik Llalla dhe per here te pare, nje zyrtar i nivelit te larte arrestohet me akuzen e korrupsionit; Spiro Ksera ish-Ministër i Punës ne Qeverinë Berisha. Ne morine e padive qe ministrat aktuale kane depozituar ndaj pasardhësve; ne morine e akuzave qe opozita e sotme ka ngritur ndaj ministrave; ne morine e shkrimeve te botuara ne media qe përfshijnë deri tek krerët e shtetit; i vetmi qe sot ndodhet pas hekurave eshte Spiro Ksera, ish-anëtar i PBDNJ e sot anetar i PD, nje person me mbështetje relativisht te paket politike. Dhe ne kete rast eshte legjitime pyetja nese rasti korruptiv i Kseres eshte akti qe do te ndryshoje te ardhmen e vendit, ashtu sic paralajmëroi numri 1 i organit te akuzes ne majin e vitit 2014. Por me kalimin e kohes, vete kryeprokurori eshte bere me i terhequr ne deklaratat e tij kur pyetet per arrestime te bujshme. Ka pak gjasa qe arrestimi i ish-ministrit Ksera te binde shqiptaret per seriozitetin e luftes kundër korrupsionit e Adriatik Llalles do t?i duhen me shume veprime konkrete per te treguar se korrupsioni ne kete vend luftohet.