http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atmosfera festive është ndjere ne Kosove me rastin e ditës se Pavarësisë se Shqipërisë. Krahas flamujve kuq e zi ne rruge dhe aktiviteteve festive, krerët me te larte te shtetit fqinje kryen homazhe ne varrezat e Dëshmoreve ne Prekaz. Kryeministri Thaçi tha se 28 nëntori është ditë e rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, vlerësoi kontributin e familjes Jashari duke e vlerësuar atë si një familje simbol për lirinë e Kosovës. 28 nëntori u festua edhe ne Luginën e Preshevës. Qytetare te shumte, me flamurin kombëtar dhe pankarta neper duar, protestuan ne qendër te komunës se Preshevës, aty ku dikur qëndronte lapidari i UÇPMB-së. Shqiptaret protestuan kundër politikes anti-shqiptare serbe. Festime me rastin e kësaj date te shënuar janë mbajtur edhe nga shqiptaret e Maqedonisë.