http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke zgjedhur simbolin që ka dita e pavarësisë, kryeministri Edi Rama ka shpallur konkursin ndërkombëtar për projektin e "Lungo Mare" ne Vlore i cili do të përfshijë ndërtimin e një rruge pedonale për qytetarët dhe turistët e këtij qyteti përgjatë vijës bregdetare nga Pylli i Sotës dhe deri në zonën e ujit të ftohtë. Në një ceremoni të organizuar në teatrin Petro Marko kryeministri foli si deputet i këtij qarku duke vënë në dukje që Vlora kishte kohë që kishte dalë nga kontrolli, por vullneti politik i qeverisë është që të vendosë rregullin urban të saj. Më tej Rama tha se prishja e ndërtimeve të parregullta do të vijojë jo vetëm për Vlorën por për të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Qeveria parashikon që projekti "Lungo Mare" të jetë gati brenda sezonit turistik të 2015-ës.