Prezantohet strategjia e re për Diasporën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 1 milionë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, do të thirren të bëhen pjesë e Regjistrit të Diasporës.


Në prezantimin e Strategjisë Kombëtare, ku u vu re mungesa e përfaqësuesve të PD-së dhe prania e atyre të LSI, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e zyrtarizimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për t?u dhënë të drejtën e votës.

?Edhe pse jemi të fundit që nuk e kemi plotësuar, përfshirjen e drejtpërdrejtë të të gjithë emigrantëve në zgjedhje, kjo është një arsye shumë e fortë që asnjë parti të mos mungojë në këtë proces, të mos tregojë se nuk është e interesuar për votën e shqiptarëve jashtë atdheut. Nëse ka në Shqipëri për 1001 e arsye forca që kontestojnë zgjedhje, nuk ka një ilac më efikas sesa rritja e eksponenciale e përfshirjes në proces, përmes përfshirjes së shqiptarëve jashtë kufijve. Të cilët janë shumë larg për t?u influencuar.?

Shefi i ekzekutivit tha se qëllimi është që regjistrimi të kryhet në pjesën më të madhe të tij vitin e ardhshëm.

?Jemi të vendosur që vitin e ardhshëm ta kryejnë regjistrimin. Është një detyrë që e kemi marrë përsipër dhe besoj se do ia dalim ta realizojmë të paktën në masën më të madhe. Synimi ynë është që vitin e ardhshëm të kemi rezultat konkret të regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut.?

Hartuesi i Strategjisë Kombëtare për Diasporën, ministri Pandeli Majko, dha detaje të dokumentit, që do të jetë bazë e punës së Agjencisë së re për Diasporën.

?Janë 75 masa, por një ndër masat kryesore është ngritja e Agjencisë për Diasporën dhe Migracionit. Trajtimi shtetëror nuk mund t?i lihet vetëm qeverive, por do jetë nën kontrollin e parlamentit. Do jetë nën kryeministrin, por do japë llogari në parlament.?

Gjatë vitit të ardhshëm pritet të zhvillohet Samiti i Dytë i Diasporës, ku do të diskutohet mbi përfshirjen më të madhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë, në zhvillimin e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form