https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Një gazetar "kundër" EULEX - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gazetari nga Kosova Milaim Zeka, hedh poshtë akuzat e Prokurorisë së EULEX-it se ai ka zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur të procesit hetimor për Grupin e Drenicës. Zeka, i cili të hënën do të paraqitet në një seancë gjyqësore në veri të Mitrovicës lidhur me këtë çështje, shprehet se dëshmitarët nuk mund të quhen të mbrojtur, përderisa ata janë ofruar me dëshirën e tyre për të folur para kamerave. Zoti Zeka hedh dyshime mbi mënyrat se si janë mbledhur provat nga EULEX-it për këtë çështje dhe se si janë marrë në pyetje dëshmitarët. Veç kësaj, ai shton se nga konfrontimet e disa deklarimeve të këtyre dëshmitarëve është mësuar se ato janë kontradiktore, çka bën të hidhen hije dyshimi mbi vërtetësinë. Gjithë këtë histori, Zeka e cilëson një tentativë të Prokurorisë së EULEX-it për të trembur gazetarët e Kosovës. Madje ai shkon edhe më tej, kur thotë se prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro ka inate personale me gazetarin, pasi Zeka po kryen hetime mbi të shkuarën e tij të dyshimtë si gjykatës i UNMIK-ut. Bastisjen e shtëpisë dhe zyrës së tij më 14 nëntor të këtij viti nga policia e EULEX, Zeka e cilësoi si kërcënim të fjalës së lirë dhe punës së gazetarëve. Në akuzën e ngritur nga Prokuroria thuhet se Milaim Zeka ka kryer vepren penale te shkeljes së fshehtësisë në procedurë, pengim në tentativë i të provuarit, si dhe frikësim në procedure hetimore të dëshmitarëve, ndaj 15 ish-komandanteve te UCK-se, te njohur si Grupi i Drenicës. Këta te fundit, mes te cilëve ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Tirane, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, e Hysni Thaçi, akuzohen për krime lufte ne vitin 1999, ne Likovc te Drenicës. Këta dhe 11 persona të tjerë, ndodhen aktualisht në paraburgim. Prokuroria ka ngritur aktakuzën ndaj tyre.

Share This Video


Download

  
Report form