Homazhe në nderim të Sokol Olldashit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret i kane dhëne lamtumiren e fundit Sokol Olldashit. Politika ka heshtur, qeveria ka shpallur dite zie kombëtare dhe flamujt janë ulur ne gjysme shtize për te nderuar kujtimin e gazetarit dhe deputetit qe u largua tragjikisht nga jeta. Me mijëra njerëz kane qëndruar ne radhe ne oborrin e parlamentit për t'i bere nderimet e fundit njërës prej figurave me te shquara te politikes shqiptare. Te gjithë krerët e shtetit shqiptar, Presidenti, Kryetari i Kuvendit Meta, Kryeministri Edi Rama, lideri i PD-së, Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha, socialiste e demokrate, politikane te Tiranës e Prishtinës, ambasadore, miq e te afërm kane zhvilluar homazhe. Me shume se deklaratat dhe vlerësimet ne këtë dite kane folur lotët ne sytë e njerëzve qe e kane njohur dhe kane punuar me Sokol Olldashin. Ne orën 14:00 mes luleve dhe dhimbjes trupi i Sokol Olldashit është larguar nga salla e seancave plenare ku zhvilloi për me shume se një dekade disa prej betejave me te forta politike drejt banesës se fundit ne Varrezat e Sharrës. Sokol Olldashi ishte një prej figurave me te rëndësishme te se djathtës. Ne dy dekada karriere mediatike dhe politike Olldashi ka kryesuar disa prej betejave me te rëndësishme ne skenën politike. Olldashi ka punuar si gazetar për disa vjet ne gazetën Albania dhe televizionin ATN1. Për 5 vjet,nga 2002-shi ne 2007-ën, Sokol Olldashi drejtoi forumin rinor te Partisë Demokratike, ndërsa nga 2005-a ne 2009-ën degën e Tiranës. Për here te pare Sokol Olldashi, u be deputet ne vitin 2001, dhe ne vitin 2003 ai kryesoi komisionin hetimor ndaj kryetarit te bashkisë se Tiranës Edi Rama. Ne 2005 me rikthimin e PD ne pushtet Sokol Olldashi drejtoi Ministrinë e Brendshme dhe ne vitin 2007 garoi përballe Edi Rames për postin e kryetarit te bashkisë se kryeqytetit, gare te cilën ai e humbi. Me pas Olldashi u rikthye ne qeverinë Berisha si Ministër i Transporteve post te cilin e mbajti deri pak muaj me pare. Ne korrikun e këtij viti Sokol Olldashi garoi përballe Lulzim Bashes për postin e kryetarit te Partisë Demokratike, gare qe gjithashtu e humbi por me pas shfaqi kontestime te forta.

Share This Video


Download

  
Report form