Pastrimi i Shqipërisë, aksion me 100 mijë persona - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana, Shqipëria, u zgjua këtë 16 nëntor më e qetë, por jo më e pastër. Pas jo-së për armët kimike të Sirisë, shqiptarëve u duhet të fitojnë një tjetër betejë dhe atë e kane brenda kufijve, pastrimin e mbeturinave. Janë mbetjet që çdo dite prodhojmë vetë dhe deri më sot nuk janë menaxhuar dot as në vendet turistike. E premtja e 22 nëntorit do të jetë sprova e radhës për qytetarët dhe qeverinë që synon të pastrojë Shqipërinë në një ditë me 100 mijë persona të shpërndarë në të gjithë vendin. Aksioni do të përfshijë ushtrinë, nxënësit e shkollave, punonjësit e administratës, çdo deputet të PS-së në zonat elektorale dhe qytetaret që do t'i bashkohen nismës. Por përtej kësaj dite pastrimi, problemi me i madh mbetet depozitimi i mbetjeve. Në rastin më ë keq ato do të hidhen në lumenj dhe në rastin më të mirë në landfille, që serish ekstraktin do ta derdhin në lumenj. Rrjedha e ngjarjeve duket se ndryshoi edhe misionin e AKIP. E krijuar si një aleance kundër importit të plehrave, e përfshirë në protestat kundër armëve kimike, aleanca pohon se do të vijojë misionin, por tashme për pastrimin e Shqipërisë. Pas veprimit të një ditë më parë kur protestuesit mblodhën plehrat që kishin bërë vetë në bulevard, shqiptarët kanë një mundësi tjetër për të treguar se ka ardhur koha të ndryshojnë vendin ku jetojnë, duke nisur nga pastrimi i tij.

Share This Video


Download

  
Report form