http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Manshu Li ka ardhur ne Tirane për here te pare ne vitin 2009! Ajo është një prej mijëra studenteve te gjuhëve te huaja ne Universitetin e Pekinit dhe shqipja është zgjedhja e saj. Këtë vit akademik, ajo i është rikthyer Shqipërisë dhe Universitetit te Tiranës pasi studimet ne nivelin master dëshiron t'i mbroje me temën "Marrëdhëniet Kine-Shqipëri" nder vite. Pikërisht këto marrëdhënie, te nisura ne periudhën e Shqipërisë komuniste ishin aryeja e studimit te gjuhës tone, si këshillë e babait te saj. Me ardhjen ne Tirane, Manshu madje nisi te quhej Diana. Por Manshu, ose Diana është vetëm një nga dhjetëra studente kineze qe ka Universiteti i Tiranës. Ne klasën e Kledi Sheganit, pedagoges qe prej 2004-s jep mësimin e shqipes për studentet e huaj, ka këtë vit 7 patriote te Dianes. Per pedagogen, aspirata e këtyre studenteve është puna ne shërbimin diplomatik. Edhe pse qe prej vitit 1961, ne Universitetin e Pekinit mësimdhënia dhe studimet për gjuhen shqipe kane vijuar pa ndërprerje, per Dianen dhe miqtë e saj te mësosh gjuhen tone nuk është aspak e lehte.