Krujë, pisha në vend të furrave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krastës dhe më pas gjithë zonës mes Krujës dhe Fushë Krujës do t'i kthehet pamja e saj natyrale, me pisha dhe gjelbërim. Pas masakrës 20-vjeçare mbi këtë territor nëpërmjet shfrytëzimit të furrave të gëlqeres që e kishin kthyer atë në një shkretëtirë të vërtetë dhe fabrikë të prodhimit të blozës, kjo zonë do të mbillet me pisha. Vendin ku më parë ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm furrat e gëlqeres apo frontojat, do ta zënë masivet e dikurshme pyjore. Drejtoria Pyjore në Krujë ka nisur aksion në shkallë të gjerë për mbjelljen e pishave të reja, duke mbjellë deri tani 13 mijë rrënjë, të shtrirë në një sipërfaqe prej 13 hektarësh. Drejtori i kësaj ndërmarrje, Artur Baku, thotë se pas furrave të gëlqereve, pishat do të mbillen edhe aty ku deri pak javë më parë ishin guroret. Me pisha do të mbillen në një fazë tjetër edhe të gjitha sipërfaqet e shkatërruara nga zjarret, duke filluar që nga Krasta deri në zonën e Shkretës e më pas edhe në parkun kombëtar të Qafështamës, për t'i kthyer këto rajone në zona të gjelbëruara, ashtu siç ishin deri në vitet '90. Që pas kësaj kohe, në zonën mes Krujës ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm rreth 200 furra gëlqere dhe gurore, të cilat jo vetëm dëmtonin rëndë shëndetin e njerëzve në këtë zonë dhe ato përreth, por ishin edhe një imazh i keq për turizmin në Krujë.

Share This Video


Download

  
Report form