Konflikti për shkollën në Kombinat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe kur flitet për ndërtime publike ne funksion te komunitetit, pushteti vendor dhe ai qendror nuk gjejnë gjuhen e përbashkët. Policia e shtetit përplaset serish me Bashkinë e Tiranës dhe po ne zonën e Kombinatit. Shkak i konfliktit ka qene projekti i bashkisë për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare ne qendër te Kombinatit dhe ne një toke qe është terren sportiv. Ne mesdite policia e shtetit ka ndalur hyrjen e inspektoreve te Bashkisë ne territorin e planifikuar për shkolle. Po ashtu banoret dhe kreu i Minibashkise numër 6, kane kundërshtuar ndërtimin e shkollës ne këtë zone duke akuzuar se pas këtij projekti fshihen interesa te ngushta te drejtuesve te bashkisë. Sipas kryetarit te njësisë 6, Krenar Cenollari objekti po ngrihet ne vendin e gabuar dhe aty ku nuk ka nevoje urgjente për shkolle. Për te penguar mjetet e bashkisë, disa banore te Kombinatit qe pretendonin pronësinë mbi fushën sportive, kane bllokuar rrugën. Por drejtues te Bashkisë se Tiranës bene publik disa dokumente ku sipas tyre i vetmi pronar i tokës është shteti. Pas me shume se 90 minuta debate dhe përplasje me dy policive, bashkiaket janë tërhequr, por jo përgjithmonë. Drejtues te Bashkisë, deklaruan se shkolla do te ndërtohet sipas projektit te miratuar dhe për këtë i bene apel pushtetit qendror për bashkëpunim. Sipas projektit shkolla 9-vjeçare do te ngrihet mbi një sipërfaqe prej 10 mije metrash katror dhe parashikohet te përfundoje pas 11 muajsh nga nisja e punimeve.

Share This Video


Download

  
Report form