Rryshfet për të marrë TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç shtyrjes së rimbursimit të TVSH-së në vite nga ana e organeve tatimore së fundi zbulohet se shumë biznese janë detyruar që të paguajnë një përqindje të caktuar të shumës që shteti i ka detyrim të prapambetur punonjësve të tatimeve në këmbim të kthimit të TVSH-së. Shuma që tatimet i kanë borxh biznesit kap shifrën e 20 miliard lekëve. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë i ka kërkuar drejtores së përgjithshme të tatimeve që të kthejë TVSH-në e prapambetur për të gjithë sipërmarrësit. Sipas tij ky është shkaku kryesor pse Shqipëria nuk thith investime të huaja. "Sa i përket rimbursimit të TVSH-së, kam dëgjuar nga shumë anëtarë te dhomës sonë se në shumë raste e kanë marrë TVSH-në e kthyeshme por vetëm kur kanë paguar 20 apo 30% të shumës që i takon punonjësve të tatimeve. Kjo i bën dëm klimës së biznesit, investitorët e huaj nuk janë naivë, ata do të zgjidhnin një vend tjetër për të investuar." Edhe pse ligji për procedurat tatimore detyron që administrata të kthejë TVSH-në brenda 30 ditëve pas kërkesës që bën biznesi sot jemi në situatën që qeveritë kanë arritur të paguajnë vetëm 10% të detyrimit, dhe kjo në shumë raste edhe në mënyrë selektive. Por abuzimet e tatimoreve me biznesin nuk janë vetëm tek rimbursimi. Sipërmarrësit denoncojnë një tjetër shkelje: Vendosjen e gjobave dhe pagesën e tyre pa patur vendim përfundimtar nga drejtoria e apelit. Drejtoresha e tatimeve u premtoi bizneseve që për çdo rast ku ata detyrohen të paguajnë ryshfet, ose marrin një gjobë të padrejtë nga ana e inspektorëve ta raportojnë atë në drejtorinë e përgjithshme. Sipas saj asnjë inspektor që ka vendosur gjoba të padrejta nuk do të qëndrojë më në punë.

Share This Video


Download

  
Report form