Ndryshimi i orës dhe reflektimi emocional - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mëngjesin e kësaj të diele, mos harroni të ndryshoni orën! Si fund i muajit tetor, konkretisht data 27, akrepat do të shkojnë një orë prapa. E thënë ndryshe, në orën 03:00 sipas orës shqiptare, akrepat do të kalojnë në orën 02:00. Nga kjo e dielë do të shkurtohet edhe dita. Ndryshimi i orës do të na bëjë të flemë një orë më shumë, por sipas mjekëve lëvizja e akrepave reflektohet negativisht në sjelljen tonë. Mjekja psikiatre Arjana Rreli shpjegon se shkurtimi i ditës dhe çrregullimi i gjumit sjell nervozizëm, lodhje dhe shpërqendrim. Ndaj, mos u habisni nëse për të paktën një javë nga dita e ndryshimit të orës, humori juaj nuk do të jetë aspak i kënaqshëm. Ndryshimi reflektohet edhe më shume tek tipat e rregullt ose siç i quajmë zakonisht, ata strikt. Në fakt, jo vetëm ndryshimi i orës, por edhe zona kohore ndikon në sjelljen e njerëzve. Të paktën kështu mendohet në Spanjë, ku ligjevënësit po diskutojnë që ta ndryshojnë orën ligjore për shkak se kjo mund të përmirësojë gjumin dhe përqendrimin në punë. Spanja ka zonën kohore të Europës Qendrore, të njëjte me tonën. Edhe pse normalisht këtij shteti i takonte të ishte në një zonë tjetër kohore, me atë të Britanisë së Madhe apo Portugalisë, kjo u vendos nga diktatori Franko rreth 70 vjet më parë, për të qenë me të njëjtët akrepa, si aleatet e tij nazistë.

Share This Video


Download

  
Report form