Reforma e njësive vendore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të kuptuar rëndësinë e njësive vendore, mjafton të kujtosh se kur ke marrë shërbimin e fundit prej tyre. Banoret e Tiranës të shpërndarë në 11 minibashki tregojnë se prej muajsh, madje dhe vitesh, nuk u është dashur të shkojnë në këto njësi. Drejtues të minibashkive pranojnë se këto institucione po kthehen në zyra të ankesave të qytetarëve, por pa asnjë mundësi zgjidhje. Gati inekzistente dhe vetëm rrogëtarë, drejtues të majtë e të djathtë të njësive vendore në kryeqytet mbështesin ndryshimin e hartës administrative jo vetëm të Tiranës. Por, nga reforma nuk duhet të përjashtohen as anëtarët e këshillave të 384 njësive vendore, bashki dhe komuna. Vetëm për një mbledhje 1 herë në muaj, anëtarët e këshillave të komunës dhe bashkive paguhen nga shteti me 10 mijë lekë të rinj. Si të mos mjaftonte kjo, abuzimet e tyre shkojnë deri në prekjen e fondit të ndihmës sociale, pasi këto organe miratojnë listën emërore të personave që marrin ndihmë ekonomike dhe invalidëve. Vetëm pak ditë më parë ministria e Mirëqenies sociale dhe rinisë beri publik skandalin e vjedhjes së fondit të aftësisë së kufizuar nga disa anëtare të këshillave vendore, emrat e të çileve nuk u bënë të ditur. Në listat e aftësisë së kufizuar ata kishin shënuar fëmijët dhe bashkëshortët si invalidë për të përfituar pagesën maksimale prej 15 mije lekësh të rinj. Ky skandal vjen në një kohë kur qeveria shpalli nismën e reformës administrative. Afërsisht 25 milionë dollarë në vit shpenzohen për pagat e punonjësve të komunave. Ndërsa anëtarët e këshillave vendore, kryesisht në komuna, sot jo vetëm paguhen pa bërë punën por abuzojnë edhe me fondet e qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form