http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E shtuna ne "Al Pazar" vazhdon te dhuroje humor e buzëqeshje ne familjet shqiptare. Ne mbrëmjen e trete te këtij sezoni, Agron Llakaj dhe ansambli i aktoreve ne "Al Pazar", përcollën problematikat e jetës se përditshme sociale e politike përmes sarkazmes, ironise, batutes e humorit te holle. Këtë jave Show i nostalgjisë e i takimit me personazhet emblematike te artit shqiptar te muzikës, teatrit dhe kinemasë solli nje tjetër ikone te artit shqiptar, Artistin e Popullit, regjisorin dhe aktorin e njohur Dhimiter Orgocka, Korçari Dhimitër Orgocka, është gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin "A.Z. Çajupi". Ai ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës apo Shkupit. "Al Pazar", do te vijoje te sjelle te qeshura ne mënyrën e tij, duke u bere kryefjala e humorit ne mbrëmjet e te shtunave te "Vizion Plus".