Krujë, ndotet uji pijshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është uji që rrjedh nga çezmat e banorëve të Krujës prej dy ditësh. Burimi i Qafështamës prej nga ku furnizohet kjo zonë me ujë të pijshëm është ndotur me baltë dhe inerte të ndryshme dhe nuk mund të përdoret nga konsumatorët as për t'u pirë, as për nevoja të ndryshme. Për këtë qëllim specialistët e shëndetit publik i kanë kërkuar ujësjellësit që të ndërpresin furnizimin me ujë të banorëve deri në pastrimin e burimit. I kontaktuar në telefon nga Vizion Plus, drejtori i Ujësjellësit të Krujës, Luan Emiri, thotë se uji nuk është i ndotur, duke mohuar kështu apelin e shëndetit publik, si dhe vetë banorëve që thonë se tashmë janë të detyruar të mbushin ujë diku tjetër, privatisht. Rituali i ndotjes së ujit sa herë që bie shi i rrëmbyeshëm është tashmë një gjë e zakontë për Krujën, ndërkohë që institucionet mjaftohen vetëm me konstatimin e situatës dhe nuk marrin asnjë masë për ta zgjidhur atë.

Share This Video


Download

  
Report form