Maliq, toka lihet djerrë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e fshatit Vreshtas në Korçë kanë frikë të mbjellin tokat e tyre për shkak të rrezikut të përmbytjes së fushave të Maliqit. Nëse Defrim Matraku ka arritur të marrë pak misër të vonë nga toka që ka në fushën e Maliqit, fermeri tjetër Ydri Zenullari, ka më tepër se pesë vite që nuk e ka mbjellë sipërfaqen që ka në pronësi, pjese të cilën vështirë se do ta shfrytëzojë edhe këtë vit. Kryetari i komunës Vreshtas Festim Adri ka bërë të ditur se në muajt me reshje të shumta vetëm në këtë komunë përmbyten deri në 600 hektarë tokë, duke shkuar kështu dëm të gjitha të mbjellat e fermerëve të katër fshatrave pjesë e kësaj komune. Sipas Kryetarit të komunës Vreshta, Festim Adri, gjithë kjo situate vjen për vjen për dy arsye: "E para sepse në këto vitet e fundit është ulur ndjeshëm niveli i tokës torfike në këtë fushë duke rikthyer kështu në kënetë sipërfaqe të tera në kulmin e reshjeve. Dhe e dyta, duhen bërë investime për ngritjen e një hidrovori në fshatin Dridhas, aty ku ka qenë deri para 15 vitesh, por dhe duhet të hapen kanale kullues. Përmbytjet e viteve të fundit në fushën e Maliqit, një nga më të mëdhatë në vendin tonë kanë ardhur nga mungesa e investimeve ne kanalet kulluese te ndërtuara dekada me pare.

Share This Video


Download

  
Report form