Kisha 1200-vjeçare nën ujë, lihet në harresë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kisha e Dervenit në Krujë zhytet edhe më shumë në ujë sa herë që ka reshje, pasi e gjitha çka bie nga qielli futet brenda këtij kulti 1200-vjeçar, që doli rastësisht në dritë, gjatë gërmimeve për ndërtimin e Kishës së re në këtë zonë. Themelet e saj dolën në dritë më 3 dhjetor 2006, ndërsa investimi i vetëm që është bërë për ta ruajtur këtë vepër të rëndësishme të kulturës dhe historisë sonë është një çati prej llamarine, e cila nuk shërben aspak për qëllimin për të cilin është vënë. Sa herë që bie shiu, uji depërton në muret e Kishës duke dëmtuar edhe atë çka ishte ruajtur më së miri nga koha deri në momentin kur ajo u zbulua.

Share This Video


Download

  
Report form