http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
60 vjet karriere jane mbyllur per Drita Pelinkun me hyrjen e saj te fundit ne Teatrin Kombetar dhe duartrokitjet, si ne çdo post shfaqje, nuk munguan ne homazhet per te.Drita, siç zbuloi nje prej mikesha te saj te ngushtave, Meri Lalaj, e kishte parandjere ikjen, pasi po përgatiste nje fond me materialet e saj, e sende personale per t'ia nisur arkivit qendror te shtetit, drejtuesit e te cilit pohojnë se do t'i arkivojne se shpejti.Por, pavaresisht moshes se thyer 87-vjeçare, te gjithe koleget e saj me te ngushte, nga te hershmit si Margarita Xhepa e deri tek i fundit si Vangjel Toce, rrëfyen energjinë e saj per mos t'ju ndare skenës kurre. Aktorja e mbi 150 roleve, u nda nga jeta paraditen e te mërkurës, pas nje semundje qe kishte nisur prej nje viti. "Përjetësisht Dashuria" ishte drama e fundit qe e ngjiti Pelinkun ne skenën e teatrit shqiptar.