http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një jave para se ligji per Nëpunësin Civil te hyje ne fuqi maxhoranca e re ka vendosur ta shtyje atë. Burime pranë qeverise bëjnë te ditur se së shpejti qeveria do te miratoje shtyrjen për disa muaj te hyrjes ne fuqi te këtij ligji qe u miratua ne sesionin e jashtëzakonshëm te 29 majit. Ligji për nenpunesin civil u miratua me votat e demokrateve dhe socialisteve si pjese e paketës se kërkuar nga Brukseli për marrjen e statusit te vendit kandidat; por drafti u përgatit nga maxhoranca e asaj kohe pa kontributin e opozitës e cila nuk u be pjese e diskutimeve ne komisionet parlamentare. Edhe pse vendimi i qeverise nuk është bere zyrtar opozita nëpërmjet ish-Ministrit te Drejtësisë, Eduard Halimi, ka paralajmëruar se nuk do te votoje asnjë shtyrje ne kohe te këtij ligji, duke shfrytëzuar edhe faktin se miratimi i ndryshimeve kërkon shumice te cilësuar prej 84 votash dhe maxhoranca e re ka vetëm 83 vota. Ndërsa nuk ka ende një vendim te parlamentit per te shtyre hyrjen ne fuqi te ligjit komisioni i shërbimit civil lajmëron se do te vazhdoje punën deri ne 30 shtator për te shqyrtuar ankesat. Ligji qe pritej te hynte ne fuqi ne 1 tetor i mbronte punonjësit e administratës nga ristrukturimi duke imponuar transferimin ne një pozicion tjetër ekuivalent me postin e suprimuar. Ne nje kohe qe ende nuk është miratuar struktura e re e ministrive opozita akuzon se shtyrja e hyrjes ne fuqi te ligjit behet per te justifikuar largimet nga administrate me ristrukturimin e ministrive.