http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtesat e bllokuara nga policia e shtetit në komunën e Çerravës në Pogradec, nuk janë as pallate, as hotele dhe as lokale të mëdha, por janë kryesisht rikonstruksione banesash të kryera, pa lejen e autoriteve lokale. Drejtuesit e komunës thonë, se për shkeljet e vërejtura, janë njoftuar disa herë drejtuesit e qarkut, pasi komuna vetë, nuk ka në dispozicion mjetet e duhura, por sipas tyre puna e inspektoriatit ndërtimor të qarkut, ka qenë inekzistente. Pronarët e këtyre ndërtimeve pa leje kanë ndërprerë menjëherë punën në këto ndërtime modeste, sapo është dhënë urdhri për bllokimin e tyre. Sipas drejtuesve të komunës, në zonë ka edhe shumë ndërtime të tilla të paligjshme, që pritet të kenë fatin e 4 te parave.