http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë Kostandina Drinjak dhe Joana Begolli, dy vajza që kanë lindur në Greqi, por kanë ardhur për të jetuar dhe mësuar në Korçë, pasi familjet e tyre janë kthyer nga emigracioni i gjatë në shtetin fqinj. Vajzat e klasës së 9 dhe 8 të shkollës "Sotir Gurra" të qytetit juglindor, nuk dinë as të shkruajnë emrin e tyre në gjuhën e prindërve, pasi kur jetonin në Greqi nuk kishin asnjë vëmendje për shkrimin e gjuhës shqipe. Për të shmangur situatat e vështira me të cilat ndeshen Kostandina dhe Joana, mësuesit në këtë shkollë kanë menduar të ndjekin programe të veçanta ndaj tyre dhe shumë fëmijëve të emigrantëve që janë rikthyer në vendlindje. Kostandina dhe Joana nuk janë të vetmit nxënës të rinj në shkollat e Korçës, që ndjekin për herë të parë ciklin mësimor në këtë qytet. Sipas përfaqësuesve të drejtorisë Rajonale të Arsimit, vetëm në këtë vit, rreth 90 fëmijë emigrantësh kanë filluar shkollën në nivele të ndryshme të ciklit parauniversitar, ndërsa 15 prej tyre janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës.Ndërkohë, pas gati 100 vitesh mbyllet shkolla 9 vjeçare në fshatin Frashtan të komunës së Dropullit të poshtëm në Gjirokastër. Drejtoria Arsimore e rrethit është detyruar të marrë këtë vendim, pasi në këtë shkollë mësonin vetëm 8 fëmijë. Për vijimin e mësimit, atyre iu është caktuar një shkollë më e madhe në një fshat tjetër ose në qytet, por prindërit e tyre thonë se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet e transportit. Numri i nxënësve të kësaj shkolle ka rënë ndjeshëm pas emigrimit masiv të banorëve të fshatrave të minoritetit. Në Gjirokastër është vënë re tendenca e largimit të nxënësve drejt shkollave të qytetit, megjithëse drejtoria Arsimore Rajonale ka bërë thirrje për mosbraktisjen e zonave rurale.