http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Bujar Nishani e ka quajtur antikushtetues dhe jo serioz vendimin e qeverise Rama për heqjen e fotos se kreut te shtetit nga zyrat e shtetit shqiptar dhe zëvendësimin e saj me foton e Ismail Qemalit. I pyetur nga gazetaret mbi këtë akt te qeverise se re, Nishani tha se me shume se pune dhe fantazi qeverisëse ky është një vendim i paprecedente ne historinë e demokracisë shqiptare dhe asaj botërore. Gjate Samitit te Presidenteve te rajonit ne Durrës, kreu i shtetit shqiptar tha se pavarësisht vlerave te padiskutueshme historike te Ismail Qemalit ne pavarësinë e vendit, kushtetuta shqiptare do te zbatohet. Ai gjithashtu i kërkoi Rames qe te mos e përdore kryeministrinë për ta sulmuar presidencën. Lidhur me vendimin e qeverise për nderimin e fotos se presidentit me atë te themeluesit te shtetit, është prononcuar edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta, qe tha se kur ka hyre ne zyrën e kryetarit te kuvendit, nuk ka gjetur foton e Nishanit, megjithatë ka gjetur një zgjidhje personale për këtë situate. Heqja e fotografisë zyrtare te presidentit nga zyrat e shtetit dhe zëvendësimi i tij me atë te Ismail Qemalit, ishte një nga 3 vendimet e para qe mori qeveria Rama ne ditën e pare te punës se saj, ndërsa ishte edhe një premtim i bere nga Rama ne fushate.