http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefja për Politikë të Jashtme në BE, Ketrin Eshton do të presë sërish në një tjetër takim në Bruksel, dy kryeministrat, të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Në raundin e radhës së dialogut Prishtinë-Beograd, veç telekomit dhe energjitikës, fokusi do të jetë te zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë. Gjatë takimit pritet të zgjidhet çështja e emrit të listës unike "Srbija", që do të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij viti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka paralajmëruar se nuk do ta pranojë këtë emër. Ndërsa serbët e Kosovës që e kanë propozuar, janë shprehur se nuk do të heqin dorë nga kjo listë, pas të cilës qëndron Beogradi zyrtar. Diskutimet mes dy krerëve të qeverive pritet të nisin pasdite, pas takimeve të veçanta me baroneshën Eshton. Në tryezën e bisedimeve pritet të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.